Rreth nesh


Rreth nesh

Fabrika e mobiljeve BELLINO ka filluar punën në vitin 1990 në qytetin e Pejës. BELLINO është prodhues i mobiljeve moderne të cilësis së lartë.
Nga dizajni deri te montimi ne shtepinë tuaj, BELLINO vazhdimisht mundohët t`ju shërbej ju, klientëve tanë me kualitetin, përzgjedhjen dhe shërbimin më të mirë në industrinë e mobilerisë. Për afër tri dekada eksperiencë, ne me knaqësi ju ofrojmë mobiljet që do ta zbukurojnë shtëpinë tuaj për shumë vite në vazhdim. Me kuzhinat, divanet, dhomat e gjumit, dyert dhe elementet e tjera të interierit, ne ju ndihmojmë të krijoni shtepinë e ëndrrave.

Si punojme ne

– Në viziten tuaj te parë na tregoni per dizajnin që e deshironi.
– Ne ju vizitojmë në shtëpinë tuaj për të bërë matjën e hapsirës
– Ne bëjmë dizajnin kompjuterik 3D që përfshin të gjitha dëshirat dhe kërkesat tuaja
– Ne e rishikojmë së bashku me ju dizajnin duke i bërë edhe ndryshimet finale ne varësi te kërkesave tuaja
– Pas finalzimit te dizajnit atëher brenda afateve që juve ju përshtaten ne i sjellim dhe e montojmë mobiljet ne shtëpine tuaj.
– Ju do ta duani më shumë shtëpine tuaj, ndërsa ne do vazhdojmë të punojmë !

Dizajne 3D

Krijimi i një ambienti unik kërkon planifikim, kreativitet, komunikim dhe kordinim… proçese të cilat i realizojm më shumë pasion. Pavarësisht nëse keni nje vizion të forte te asaj çfarë dëshironi dhe vetëm keni nevojë për ndihmë për ta realizuar, apo nuk keni nje ide si të filloni, ne jemi këtu t`ju ndihmojmë në çdo hap të rrugës. Pas marrjes se masave, dizajni është pjesa më argëtuese, për të përmbushur vizionin e klientëve tanë në periudhë të shkurtër, ne i ftojmë të ulen së bashku me dizajnerët tanë që të rishikojnë fotot e dizajneve 3D për tu siguruar që është pikërisht ajo që ata deshirojnë. Qëllimi yne është që t`ju orientojmë hap pas hapi përgjatë gjith proçesit dhe t`ju kursejm nga stresi dhe konfuzioni i projektit te kuzhines tuaj, nga koncepti deri ne kompletim.
Ne si BELLINO jemi te specializuar në përputhjen mes ëndrrave dhe deshirave tuaja me produktet dhe shërbimet tona që ti pershtaten shtepisë dhe stilit tuaj.