Vizitë informuese e nxënsve dhe prindërve të tyre
Me datën 7 Dhjetor, në kuadër të projektit ProCareer të zbatuar nga Syri I Vizionit dhe në përkrahje të Solidar Suisse Kosova në fabriken e mobiljeve BELLINO u realizua një vizitë informuese e nxënësve te klasave të 9-ta dhe prindërve te tyre.
Qëllimi i vizitës ishte informimi i prindërve për procesin e punës në Fabriken tonë, gjithashtu u diskutua edhe per rolin e prindërve në orientimin e fëmijëve në karrieren e tyre si dhe rëndësin që duhet ti jepet shkollimit profesional ne të ardhmen në menyrë që femijet ta kenë me të lehtë gjetjen e punës pas përfundimit të shkollimit. Ne si BELLNO në kordinimim me OJQ të ndryshme vazhdimisht ju kemi asistuar shkollave profesionale te Pejës në aftësimin praktik te nxensve duke i ofruar përvojen tonë në industrin e drurit. Investimi në arsim padyshim është investim ne të ardhmen.
1 comments