19
Jan

Vizitë nga Ministër-Këshilltarja e Republikës së Kosovës në Zvicër

Ministër-Këshilltarja e Republikës së Kosovës në Zvicër, Valbona Fazliu-Rrecaj se bashku me drejtoreshen ekzekutive te SHPKD-së Arieta Vula Pozhegu gjatë dites na vizituan në shtandin tonë në panairin nderkombtar te drurit dhe ndërtimtarisë SWISSBAU. Gjatë bashkbisedimit u shkëmbyen informata me rëndësi për të dyja palët. Diplomatja Fazliu-Rrecaj na njoftoi per mundësitë që ofron Ambasada e Republikës së Kosovës për përkrahje në përpjekjet për të depërtuar në tregun zviceran. Para diplomates prezantuam gamën e gjerë të produkteve dhe rezultatet e arritura gjatë ditëve të para të panairit. Swissbau është panairi më i madh i industrisë së drurit dhe ndërtimtarisë, që organizohet çdo dy vjet në Basel.