17
Nov

BELLINO në përkrahje të aftësimit profesional të nxënsve

Fabrika e mobiljeve BELLINO është zbatuese e projektit Proskills të mundësuar nga ITED me përkrahje financare nga Solidar Suisse Kosova.
Ky projekt mundëson dhe promovon punën profesionale të nxënsve të shkollës së mesme teknike “Shaban Spahija” në Pejë në profilet e ndryshme ndër të cilat edhe në përpunimin e drurit.
Gjatë ditës se sotme patëm një vizitë nga udhëheqësit e këtij projekti znjsh. Syzane Baja koordinatore e programit Solidar Suisse Kosova ku pranuam mirënjohje të veçantë për kontributin në reformën e edukimit professional si dhe bashkëpunimin në aftësimin e nxënesve të shkollës profesionale “Shaban Spahija”.